Ambasadori gjerman vlerëson bashkëpunimin e ministrave Vitia-Jevtiq - Gazeta Express
string(67) "ambasadori-gjerman-vlereson-bashkepunimin-e-ministrave-vitia-jevtiq"

Ambasadori gjerman vlerëson bashkëpunimin e ministrave Vitia-Jevtiq

Gazeta Express

05/04/2020 17:59

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, tha se ndikimi i pandemisë së koronavirusit po vërehet kudo. Heldt theksoi se kjo nuk duhet të ndikojë në linjat mes komuniteteve.

Ai vlerësoj lartë bashkëpunimin mes dy ministrave të Shëndetësisë Arben Vitia dhe atij për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq.

Lexo Edhe:

“Bëhet fjalë për jetën dhe sigurinë e njeriut për të gjithë që jetojnë këtu, prandaj ju lutem vazhdoni në këtë jemi të gjithë së bashku”.

Diplomati gjerman theksoi se dikujt duket se nuk po i pëlqen ky bashkëpunim.

“Ashtu si gazetaria tendencioze që shkon përtej etikës profesionale nuk i ndihmon njerëzit në teren. Dhe bëhet fjalë për jetën e njerëzve, përtej kufijve në komunitet. Siguria për njërin është siguri për tjetrin. Prandaj ju lutemi me përgjegjësi”.