Ambasadori gjerman kritikon Qeverinë për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion - Gazeta Express
string(79) "ambasadori-gjerman-kritikon-qeverine-per-shkuarjen-e-task-forces-antikorrupsion"

Gazeta Express

21/10/2020 12:30

Ambasadori gjerman kritikon Qeverinë për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion

Gazeta Express

21/10/2020 12:30

Shuarja e Task-Forcës Anti-korrupsion nga Qeveria Hoti është kritikuar sot edhe nga Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rode.

Rode, përmes një reagimi në Twitter, tha se kjo ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik në luftimin e korrupsionit.

Lexo Edhe:

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, shkroi ai.

Ambasadori gjerman pak më parë bëri edhe një shkrim tjetër në të cilin ai bën të ditur disa statistika, në të cilat thuhet se ky shtet është inevistitori më i madh në Kosovë në pjesën e parë të këtij viti.

“Gjermania edhe një herë investitori më i madh në gjysmën e parë të vitit 2020. Lajm me të vërtetë i mirë! Mund të ishte shumë më tepër nëse investitori dhe mjedisi i biznesit do të shihnin përmirësimin e nevojshëm, përkatësisht ndaljen e korrupsionit të përhapur”, ka thënë ambasadori gjerman.

Shuarja e kësaj Task-Force u kritikua nga shoqëria civile, nga Bashkimi Evropian e nga EULEX-i.

Ndërkaq sot, kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për shtyp shuarjen e task-forcës thotë ta ketë bërë për shkak se ishte antikushtetuese.

“Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë kritikuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Dhe me lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”, theksoi Hoti.