Ambasadori francez thirr për kursim të energjisë, tregon masat që kanë marrë në rezidencë - Gazeta Express
string(88) "ambasadori-francez-thirr-per-kursim-te-energjise-tregon-masat-qe-kane-marre-ne-rezidence"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2023 10:44

Ambasadori francez thirr për kursim të energjisë, tregon masat që kanë marrë në rezidencë

Lajme

Gazeta Express

04/02/2023 10:44

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka shpërndarë një video vetëdijësuese për kursimin e rrymës, duke treguar masat që kanë marrë në rezidencën e tyre për t’u solidarizuar me Kosovën në këtë krizë energjetike.

Një ndër masat e ndërmarra në ambasadë dhe rezidencë është që të mos ndizet drita kur nuk është askush në ndonjë pjesë të objektit.

Lexo Edhe:

“Në ambasadë kemi krijuar një grup për të mbledhur të gjitha idetë për reduktimin e konsumit tonë. Përpjekjet tona tashmë po japin rezultat: nga rezultati deri në dhjetor, konsumi ynë është ulur për 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak edhe pse jemi më shumë persona në ambasadë dhe kemi blerë një makinë elektrike franceze, natyrisht për të përmirësuar kualitetin e ajrit në Prishtinë e për të mos rritur konsumin tonë të përgjithshëm”.

Guerot ka treguar edhe për disa nga masat që ka marrë Franca, derisa ka dhënë një mesazh në fund.

“Mbani mend, gjestet e vogla kanë rëndësi!”.

Këtë video e ka shpërndarë edhe Ministria e Ekonomisë. /Express/