Ambasadori britanik: Për të mirën e Shqipërisë reforma zgjedhore duhet të përfundojë nesër - Gazeta Express
string(89) "ambasadori-britanik-per-te-miren-e-shqiperise-reforma-zgjedhore-duhet-te-perfundoje-neser"

Ambasadori britanik: Për të mirën e Shqipërisë reforma zgjedhore duhet të përfundojë nesër

Gazeta Express

02/06/2020 21:10

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Doncan Norman tha se sot është bërë punë e mirë për Reformën Zgjedhore.

Por ai u shpreh se reforma zgjedhore duhet të përfundojë gjatë ditës së nesërme.

Lexo Edhe:

“Këshilli politik u krijuar që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot u bë një përparim i mirë, por mbetet punë për t’u bërë.

Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër, që jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin evropian, por edhe votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të mira në herë e ardhshme. Kështu që le ta kryejmë”, tha Norman.