Ambasadori britanik ka një falënderim për liderët që postuan për Boris Johnsonin - Gazeta Express
string(80) "ambasadori-britanik-ka-nje-falenderim-per-lideret-qe-postuan-per-boris-johnsonin"

Gazeta Express

07/04/2020 11:34

Ambasadori britanik ka një falënderim për liderët që postuan për Boris Johnsonin

Gazeta Express

07/04/2020 11:34

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott ka falënderuar liderët në vend, që përmes postimeve i uruan shërim sa më të shpejtë kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, raporton Gazeta Express.

Abbott përmes një postimi në Facebook ka falënderuar liderët në vend për fjalët e mira lidhur me shërimin e kryeministrit të Britanisë.

Lexo Edhe:

Në veçanti ai ka falënderuar, presidentin e vendit, Hashim Thacin, kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ndodhet në kujdes intensiv në spital shkaku i koronavirusit.

Johnson u transferua në sektorin e kujdesit intensiv në spitalin “Saint Thomas” të Londrës dhe u fut në oksigjenoterapi pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua në masë të konsiderueshme brenda më pak se dy orëve.

Ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe mjekët u frikësuan se do të detyrohen të përdorin respirator. Kështu, kryeministri ia ngarkoi përgjegjësitë e tij përkohësisht ministrit të jashtëm, Dominic Raab, i cili tashmë e ka udhëhequr një mbledhje të zyrtarëve qeveritarë.

Shumë liderë botërorë i kanë ofruar përkrahje dhe i kanë dëshiruar shërim të shpejtë kryeministrit britanik, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, dhe atë francez, Emmanuel Macron./GazetaExpress/