Lajme

Gazeta Express

21/06/2019 17:06

Ambasadori amerikan kritikon Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin

Lajme

Gazeta Express

21/06/2019 17:06

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett përmes profilit të tij zyrtar në Twitter ka kritikuar Ministrin e Drejtësisë nga radhët e PDK-së Abelard Tahirin.

Kosnett ka shkruar se Ministri Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e njohur si ‘Rasti i Kukësit’.

“Ministri i Drejtësisë nënshkroi lirimin e një të dënuari për krime lufte, i dënuar me 15 vjet burgim në rastin e Kukësit, i cili ka vuajtur dënimin më pak se 12 muaj në 3 vitet e kaluara. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen” ka shkruar ambasadori amerikan Kosnett. /GazetaExpress/