Ambasadori amerikan Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë - Gazeta Express
string(81) "ambasadori-amerikan-kosnett-mbeshtet-seancen-e-neserme-per-mocionin-ndaj-qeverise"

Ambasadori amerikan Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë

Gazeta Express

24/03/2020 20:35

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një shkrimi në Twitter ka mbështetur seancën e nesërme që do të mbajë Kuvendi i Kosovës, për të votuar mocionin e votëbesimit për Qeverinë Kurti.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.

Lexo Edhe:

Ambasadori Kosnett tregon se sot i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se është e rëndësishme që të respektohet kushtetua e vendit nga Kuvendi dhe institucionet e tjera.

“Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

Kujtomë se nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për të hedhur në votim mocionin e votëbesimit për Qeverinë Kurti.

Këtë iniciativë e ka nisur Lidhja Demokratike e Kosovës, njëkohëisht partneri qeverisës i kryeministrit Kurti.

Kjo iniciativë erdhi si rezultat i shkarkimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshëm, Agim Veliut. Shkarkimin e Veliut e bëri Kurti, ku sipas LDK’së nuk duhej bërë pa u konsultuar fillimisht me kreun e LDK’së, Isa Mustafën.

Vet kryetari Mustafa ka njoftuar para mediave se menjëherë pas veprimit të Kurtit, LDK’ja do të iniciojë mocionin e votëbesimit.