Ambasadorë, qeveritarë e zyrtarë partiakë arrijnë në ambasadën amerikane për takimin e Asociacionit - Gazeta Express
string(98) "ambasadore-qeveritare-e-zyrtare-partiake-arrijne-ne-ambasaden-amerikane-per-takimin-e-asociacionit"

Ambasadorë, qeveritarë e zyrtarë partiakë arrijnë në ambasadën amerikane për takimin e Asociacionit

Lajme

Gazeta Express

31/01/2023 9:52

Të ftuarit e ambasadës amerikane tashmë kanë filluar të arrijnë në takimin për çështjen e Asociacionit, i cili do të nisë nga ora 10:00 në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, raporton se deri tani atje kanë shkuar ambasadori britanik Nicholas Abbott, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, shefi i BE-së, Tomas Szunyog.

Lexo Edhe:

Në ambasadë kanë arritur edhe zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi dhe ministri Nenad Rashiq.

Ndërkaq, nga partitë atje kanë arritur Lutfi Haziri nga LDK, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve në Kosovë.  

Diskutimi pritet të nisë në orën 10:00. Pjesëmarrjen në të e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe Presidencës, por edhe të dy partive opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.