Ambasadat thirrje Kuvendit dhe Qeverisë: Kundërshtojeni çdo përpjekje për zhbërjen e Speciales - Gazeta Express
string(91) "ambasadat-thirrje-kuvendit-dhe-qeverise-kundershtoni-cdo-perpjekje-per-zhberjen-e-speciales"

Gazeta Express

18/09/2020 15:08

Ambasadat thirrje Kuvendit dhe Qeverisë: Kundërshtojeni çdo përpjekje për zhbërjen e Speciales

Gazeta Express

18/09/2020 15:08

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët për media, sa u përket përpjekjeve për të prishur misionin e Dhomave të Specializuara, raporton Gazeta Express.

Në një komunikatë për media, ambasadat i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara (ZPDhS), si dhe që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën.

Lexo Edhe:

“Në këtë vazhdë, e përgëzojmë Kryetaren e Kuvendit të Kosovës që e ka përcjellë propozimin e Presidentit për ndryshim te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, si dhe Zyrën e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për respektimin e autoritetit të ZPDhS-së për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës“, thuhet në reagim. /GazetaExpress/