Ambasada gjermane në Tiranë: Reforma në drejtësi është element qendror në forcimin e shtetit të së drejtës - Gazeta Express
string(105) "ambasada-gjermane-ne-tirane-reforma-ne-drejtesi-eshte-element-qendror-ne-forcimin-e-shtetit-te-se-drejtes"

Ambasada gjermane në Tiranë: Reforma në drejtësi është element qendror në forcimin e shtetit të së drejtës

Gazeta Express

26/05/2020 17:00

Pas mesazheve të publikuara një natë më parë nga presidenti Meta, që sipas tij janë korrespondencë me një diplomat të huaj rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Ambasada gjermane në Tiranë.

Në përgjigjen e ambasadës thuhet se mbështet reformat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, ndërsa theksohet se në këtë mbështetje bën pjesë sigurisht dhe një shkëmbim i rregullt me partnerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Lexo Edhe:

“Gjermania mbështet reformat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Reforma në drejtësi është një element qendror për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe të pavarësisë dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë.

Në mbështetjen tonë bën pjesë sigurisht dhe një shkëmbim i rregullt me partnerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Vendimet për zbatimin e agjendës së reformave merren në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm nga institucionet përgjegjëse shqiptare, një pjesë e së cilave është krijuar pikërisht në kuadër të reformës në drejtësi”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane për A2.