Ambasada e SHBA: Escobar viziton Tiranën më 9 dhjetor, zyrtarët që do të takojë dhe çfarë do të diskutohet - Gazeta Express
string(104) "ambasada-e-shba-escobar-viziton-tiranen-me-9-dhjetor-zyrtaret-qe-do-te-takoje-dhe-cfare-do-te-diskutohet"

Ambasada e SHBA: Escobar viziton Tiranën më 9 dhjetor, zyrtarët që do të takojë dhe çfarë do të diskutohet

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2021 10:13

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, në datën 9 dhjetor.

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se Escobar do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë.

Lexo Edhe:

Ambasada shton se ky takim do të shërbejë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

“Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale.