Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se mbyllja e institucioneve financiare në veri është e ndërlidhur thellësisht me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Prandaj, sipas Ambasadës mbyllja e institucioneve të tilla është e lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ambasada gjermane beson fuqishëm se ekzistenca e institucioneve të financuara nga Serbia, ndër të tjera në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, është thellësisht e lidhur me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASMM). Kosova u zotua që në vitin 2013 të zbatojë ASMM-në, e cila do të sigurojë kornizën e duhur ligjore dhe institucionale për funksionimin efektiv të këtyre institucioneve. Në këtë drejtim, mbylljen e institucioneve të tilla e shohim të lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Po ashtu, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë për rtv 21 se veprimet e fundit të Qeverisë në veri të vendit nuk kontribuojnë për një konsensus tek vendet e BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Gjermania është përgjithësisht e mendimit se masat ekzistuese ndaj Kosovës duhet të hiqen. Megjithatë, heqja e këtyre masave kërkon një vendim unanim nga shtetet anëtare të BE-së dhe veprimet e fundit nuk kanë nxitur një atmosferë më pozitive ndaj Kosovës për të arritur një konsensus të tillë”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...