Ambasada e Britanisë, vërejtje krerëve kosovarë: Nuk është koha për manovra politike, po përballemi me pandemi të rëndë - Gazeta Express
string(117) "ambasada-e-britanise-verejtje-krereve-kosovare-nuk-eshte-koha-per-manovra-politike-po-perballemi-me-pandemi-te-rendel"

Gazeta Express

02/04/2020 9:38

Ambasada e Britanisë, vërejtje krerëve kosovarë: Nuk është koha për manovra politike, po përballemi me pandemi të rëndë

Gazeta Express

02/04/2020 9:38

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka deklaruar se në këtë kohë krize me pandemi, nuk është koha për manovrime politike dhe se Kushtetuta e Kosovës duhet të vazhdohet të respektohet nga Qeveria në detyrë ose nga një qeveri e re.

Mbretëria e Bashkuar në Kosovë përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook ka përshëndetur vendimin e Qeverisë në detyrë për heqjen e tarifave, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Pas votës së mosbesimit në Kuvend, Mbretëria e Bashkuar fton që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet, dhe që vendimet të merren shpejt që t’i mundësohet Qeverisë në detyrë, ose asaj të re që mbrojtja e jetës së qytetarëve të jetë konsiderata kryesore. Ne, Mbretëria e Bashkuar, jemi pranë popullit të Kosovës dhe të rajonit gjatë kësaj krize globale. Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë në detyrë për heqjen e tarifave në mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, thuhet në deklaratë.

Tutje thuhet se Britania e Madhe e përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë i cili duhet të dërgojë në marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare që respekton integritetin territorial.

“Ne ritheksojmë përkrahjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe besojmë se mospajtimet, përfshirë barrierat jotarifore, mund të zgjidhen në këtë kornizë. Dialogu duhet të dërgojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, juridikisht detyruese, që respekton integritetin territorial dhe normalizon marrëdhëniet bilaterale, që është e pranueshme për qytetarët e të dy vendeve dhe që do të ofrojë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. /GazetaExpress/