Alma Lama përzihet në vendimet e Trumpit, thotë se Grenell nuk mund t’i mbajë tri pozita - Gazeta Express
string(86) "alma-lama-perzihet-ne-vendimet-e-trumpit-thote-se-grenell-nuk-mund-ti-mbaje-tri-pozita"

Alma Lama përzihet në vendimet e Trumpit, thotë se Grenell nuk mund t’i mbajë tri pozita

Gazeta Express

20/02/2020 21:01

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka thënë se është e palogjikshme që Richard Grenell t’i mbajë tri poste, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e emëroi si shef të inteligjencës kombëtare në SHBA.

Sipas Lamës, posti si drejtor i shërbimeve inteligjente është tepër i lartë dhe i ndërlikuar, andaj ajo thotë se me emërimin e ri Grenell kthehet në Uashington dhe nuk ka se si të mbajë tri poste.

Lexo Edhe:

Lama po ashtu ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se pas këtij emërimi Presidenti Trump mund të caktojë një person tjetër për dialogun Kosovë-Serbi, ose mund ta lërë këtë në duart e Departamentit te Shtetit.

“Me emerimin e ri, Grenell eshte e pritshme te kthehet ne Washington, dhe jo te qe droje ne postin amtual si ambasador i SHBA-se ne Gjermani. Posti si drejtor i sherbimeve inteligjente, eshte teper i larte dhe i nderlikuar”, ka thënë Lama.

“Presidenti Trump mund te caktoje nje person tjeter per dialogun, ose mund ta lere kete ne duart e Departamentit te Shtetit. Besoj se me dy te derguar te SHBa-se nuk ka qene zgjidhje e mire, edhe pse interesi duket i madh per te mberritur nje marreveshje te shpejte”, është shprehur ajo.

“Posti i i tanishem i Grenell mund te jete edhe me i fuqishem persa i perket influences ne diaogun Kosove-Serbi, direkte apo indirekte. Gjithsesi pres qe ne ditet e ardhshme gjerat te ndryshojne”, ka shkruar Lama.