Allegri sugjeron se do të largohet nga Juventusi pas barazimit me Ajaxin


Gazeta Express
11 Prill 2019 14:22

Massimiliano Allegri ka bërë sugjerime të forta se mund të largohet nga Juventusi, pasi u pyet rreth të ardhmes së tij pas barazimit 1:1 me Ajaxin në Ligën e Kampionëve.

Raportohet se Allegri ka vendosur të mos ia përkushtojë të ardhmen kampionit në fuqi dhe liderit të Serie A. Ai kishte mbajtur një takim me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, pas fitores së klubit ndaj Atletico Madridit në 1/8 e finales në mars, në lidhje me të ardhmen e tij, transmeton Gazeta Express.

Juve ka këmbëngulur për ta zgjedhur të ardhmen e Allegrit deri në fund të muajit, pasi kontrata aktuale e italianit skadon në qershor të vitit 2020, por nuk ka pasur me asnjë zhvillim publik që prej atëherë.

Duke folur pas barazimit 1:1 të Juves me Ajaxit të mërkurën mbrëma, Allegri tha: “E ardhmja ime? E ardhmja e trajnerit nuk zgjat përgjithmonë”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart