Allegri: Ronaldo e ka shumë vështirë të rikthehet në kohë për Ligën e Kampionëve


Gazeta Express
1 Prill 2019 13:54

Massimiliano Allegri e ka pranuar se Cristiano Ronaldo do ta ketë shumë të vështirë të riaftësohet në kohë për ndeshjen e parë të Juventusit kundër Ajaxit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.

Ronaldo është duke u shëruar nga një lëndim që e pësoi javën e kaluar në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian mes Portugalisë dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Duke folur në një konferencë për media të hënën para ndeshjes kundër Cagliarit në Serie A të martën, Allegri tha se Ronaldo po punon mirë në përpjekje për të qenë i gatshëm për ndeshjen e Championsit.

“Cristiano po punon mirë, por vështirë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen tonë kundër Ajaxit. I kemi nëntë ditë për ta vlerësuar gjendjen e tij”, tha Allegri.

Ai foli edhe për një numër lojtarësh tjetër të rëndësishëm që përballën me lëndime.

“Douglas costa mund të riaftësohet për Ajaxit, Sami Khedira mund të jetë i gatshëm për Milanin, Mario Mandzukic ka ethe dhe nuk e di nëse do të jetë kundër Cagliarit. Mattea Perin mori një goditje në shpatull dhe shpresojmë se do të rikuperohet për Ajaxin, Paulo Dybalën e vlerësojmë sot dhe Spinazzola ka probleme me gjurin”, zbuloi Allegri. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart