Allegri e Juventusi, shpresat te Cristiano Ronaldo


Gazeta Express
11 Mars 2019 22:54

Allegri shpreson që përvoja e jashtëzakonshme e Cristiano Roanldos, ta shpëtojë të martën mbrëma Juventusin nga eliminimi nga Champions League.

Massimiliano Allegri është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, atë në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit, raporton Gazeta Express.

Juve do të jetë në kërkim të rezultatit nga minuta e parë në “Allianz Stadium”, pas humbjes 2-0 në sfidën e parë në “Wanda Metropolitana”.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, ka tentuar ta frikësojë Atleticon duke përmendur Ronaldon, i cili ka fituar 5 trofe të Champions League në karrierë (4 me Madridin, një me Manchester United).

“Cristiano Ronaldo është lojtar me eksperiencë të madhe në Ligën e Kampionëve dhe ta kemi atë në situatë të tillë, është një avantazh shumë i madh për ne”, deklaroi Alllegri. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart