Allegri detyrohet të marrë një vjet pushim në mungesë të ofertave pas largimit nga Juve


Gazeta Express
16 Qershor 2019 11:11

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se është detyruar ta marrë një vjet pushim nga futbolli për shkak se nuk i është bërë asnjë ofertë.

Allegri dhe Juve i ndan rrugët pas titullit të tetë radhazi në Serie A në sezonin 2018/19, i cili ishte i katërti nën udhëheqjen e trajnerit italian, transmeton Gazeta Express.

Për 51-vjeçarin, megjithatë, është përfolur se mund ta marrë drejtimin e Chelseat, gjigantit anglez që mund të mbetet pa trajneri nëse Maurizio Sarri i bashkohet Juventusit.

Por, ish-trajneri i Milanit do ta marrë një vjet pushim pas largimit nga klubi torinez.

“E kam pasur më të lehtë ta marrë këtë vendim sesa që kam pritur, për shkak se nuk kam marrë asnjë ofertë”, tha Allegri.

“Sot jemi këtu në këtë mot të mirë, prandaj ta shijojmë dhe kështu jemi gati për pushime”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart