Alkool shitet pa problem pranë shkollave në Tiranë


Gazeta Express
18 Shtator 2019 22:16

Në nisje të vitit shkollor, drejtoria e rendit publik, deklaroi se pranë shkollave do të ndalohen lokalet e tregtisë apo pikat e shitjeve ambulante të cilat tregtojë pije alkoolike apo ushqime të skaduara.

Por kjo është pamja që ofrohet në gjimnazin Isa Boletini në Vorë.

Pijet alkoolike dhe ato energjike, janë të ekspozuara në diell, ngjitur me murin e shkollës. Konsumatorët e parë të këtyre produkteve kaq pranë shkollës, janë vet nxënësit.

Po në të njëjtën gjimnaz, përballë saj, gjendet një tjetër pikë shitjesh ambulante. Në mungesë të plotë kontrolli, edhe aty nxënësit blejë produkte, kryesisht në pushimin e gjatë mes orëve mësimore.

Një nismë e njëjtë, për mbylljen e lokaleve pranë shkollave të cilat tregtojnë alkool u ndërmor edhe përpara disa vitesh, por që rezultoi pa sukses.


Ky është një lokal i vogël pak metra larg në hyrje të shkollës Xhezmi Delli, në Tiranë. Brenda tij, klientët po konsumojnë alkool.

Një tjetër problem për të cilin policia premtoi se do të marrë masa gjatë këtij viti, është edhe parkimi i makinave në afërsi të rrugëve në shkolla. Por zbatimi i këtyre masave në Fushë Krujë, ende nuk ka nisur.

E njëjta situatë vërehet edhe në Tiranë pranë shkollës, Andon Zako Çajupi. Makinat gjenden të parkuara në hyrje të portës së kësaj shkolle.

I gjithë plani i masave që policia kërkon të implementojë përgjatë këtij viti shkollor, lidhet me rritjen e sigurisë së nxënësve në shkolla. Informacion i vazhdueshëm do të shkëmbehet midis policisë dhe stafit pedagogjik, me qëllim shmangien e konflikteve, prishjes së qetësisë apo edhe për rastet nxënësit rrezikojnë të konsumojnë lëndë narkotike edhe alkool.

Te fundit


Kthehu lart