Ministri Arben Vitia emëron këshilltar ish-asamblistin e PDK-së - Gazeta Express
string(64) "ministri-arben-vitia-emeron-keshilltar-ish-asambleistin-e-pdk-se"

Ministri Arben Vitia emëron këshilltar ish-asamblistin e PDK-së

Gazeta Express

26/02/2020 9:52

Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zyrtarizuar edhe dy këshilltarë në kabinetin e tij.

Të dy këta janë mjekë me profesion.

Lexo Edhe:

Njëri është Mirsad Shkreta, i cili është emëruar Këshilltar i Lartë i ministrit dhe Shef i Kabinetit të tij.

Ndërsa, tjetri është Sami Uka, i cili ka marrë pozitën e Këshilltarit Politik, shkruan gazeta inFokus.

Shkreta është specialist i kirurgjisë orale. Ky fillimisht ishte pjesë e PDK-së në Han të Elezit, ku edhe ishte zgjedhur asamblist komunal, ndërsa në vitin 2014 kishte kaluar në Vetëvendosje.

E tre vjet më vonë kishte kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës, por që nuk kishte arritur të zgjidhej.

Ndërsa, tjetri, Sami Uka, është mjek familjar dhe mban pozitën e Kryeshefit në QKMF në Prishtinë, ndërsa edhe është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, psikologut Fitim Uka.