Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se partia e tij do ta ndryshojë sistemin qeverisës në Kosovë, ku sipas tij, klasa e varfër po vazhdon të varfërohet, ndërsa ajo e pasur po vazhdon të pasurohet.
Sipas Aliut, ‘sistemi’ po përpiqet të krijojë sajesa për ta ndaluar Vetëvendosjen të vijë në pushtet. E një gjë e tillë, sipas Aliut, po bëhet përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Express.
“Vetëvendosja dihet se do ta ndryshojë sitemin. Këtë sistem ku i varfëri vazhdon të varfërohet dhe i pasuri vazhdon të pasurohet. Këtij sistemi i ka ardhur fundi dhe është gatshëm të ndërrohet. Kjo është shqetësuese për sistemin. Andaj nuk ka çfarë të bëjë tjetër vetëm se të krijojë ndonjë precedent që të na ndalojë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i këtillë”, është shprehur Aliu në T7.
Tutje, Aliu ka akuzuar Kushtetuesen duke thënë se është e ndikuar nga politika, por presioni i qytetarëve ka bërë që të lëshojë pe.
“Është gjykatë e ndikuar nga politika. Presioni i madh i qytetarëve ndaj padrejtësive ka bërë që të lëshojë pe. Por përsëri vazhdon me këso vendime. Ju kujtohet edhe për Zajednicën. Ishte presioni i qytetarëve që e demaskoi atë”, ka thënë Aliu.
“Edhe Qeveria Hoti ishte kot sa më nuk ka. Do të çuditesha po të thoshin ndryshe këta. Por ishte edhe presioni që e bëri të vetën. Kur ka një frymë të tillë është vështirë të ndalet”, shtoi Aliu.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...