Aliu thotë se në Kosovë tash flitet pa marre për korrupsion e nepotizëm


Gazeta Express
21 Mars 2019 23:33

Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu ka folur për çështjen e punësimeve që janë bërë në institucionet shtetërore nga partitë në pushtet. Ai ka thënë se tash në Kosovë flitet pa marre për korrupsion e punësime.

Aliu në emisionin “DPT te Fidani’ në T7 ka thënë se “tash nuk i vjen marre më askujt të flitet për nepotizëm, korrupsion e punësime”.

Deputeti i VV’së ka thënë se “perdja e marres është thyer me demarkacionin që është votuar në Kuvend”.

“ Tash nuk mund të flasim as për viza më, sepse demarkacioni u votua e viza s’kemi”.

Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu ka thënë se liberalizmi i vizave lidhet edhe me faktin se sa Kosova është vend i besueshëm te ndërkombëtarët.

“ Ne e kemi humbur besimin tek shumë shtete. Veprimet e shumta të qeverisë kanë bërë që të krijohet një bindje se Kosova duhet të ndryshojë” .

Te fundit


Kthehu lart