Aliu: Institucionet dështuan, policia ishte e informuar për dhunën e shkaktuar nga 61 vjeçari


Gazeta Express
22 Prill 2019 21:08

Aktivistja Luljeta Aliu e ka quajtur ‘dështim të drejtësisë’ humbjen e tre jetëve ditën e sotme në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. Thotë se policia ishte lajmëruar disa herë për dhunën që kishte shkaktuar dorasi, 61 vjeçar, i cili sot vrau gruan, nusen e djalit dhe në fund veten.

“Dhuna në familje është tragjike. Më shqetësuese është se po flitet për dështim të institucioneve për vetë faktin se familjarët thanë se e kishin lajmëruar rastin disa herë në polici”, tha Aliu në emisionin ‘Pressing’ me Leonard Kerqukin në T7.

“Llogaridhënia është një prej problemeve kyçe në institucionet tona’, shtoi ajo.

Hasan Krasniqi 61-vjeçar vrau sot gruan e tij, Hysnije Krasniqi 60 vjeçare dhe nusen e djalit, Remzie Krasniqin, 27 vjeçe.

Te fundit


Kthehu lart