Alison Kosnett me një fotografi nga kuzhina, përgatit fasule - Gazeta Express
string(59) "alison-kosnett-me-nje-fotografi-nga-kuzhina-pergatit-fasule"

Alison Kosnett me një fotografi nga kuzhina, përgatit fasule

Fun

Gazeta Express

18/01/2022 11:23

Një prej gjellave të preferuara të kosovarëve është fasulja. E kjo gjellë duket se iu ka pëlqyer edhe familjes së ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan Express.

Ka qenë bashkëshortja e tij, Alison, e cila ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet një tengjere që duket të jetë me fasule.

Lexo Edhe:

“Gati për stuhinë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë Alison, kësaj fotografie.

Ndryshe, lidhja e familjes Kosnett me Kosovën s’përfundon këtu. Sierra, një qenushe që jetonte rrugëve të Kosovës, tash jeton bashkë me këtë familje.

Këtë qenushe e ka adoptuar djali i ish-ambasadorit, Alex Kosnett. Për këtë ka njoftuar bashkëshortja e ambasadorit, Alison.

“Histori dashurie në Kosovë…Alex Kosnett me Sierra, qenin e rrugëve të Kosovës, tash jeton i lumtur në Portland, Oregon”, ka shkruar ajo në Facebook./Express