Aligatori që i përkiste Hitlerit ngordh në moshën 84 vjeçare - Gazeta Express
string(60) "aligatori-qe-i-perkiste-hitlerit-ngordh-ne-moshen-84-vjecare"

Aligatori që i përkiste Hitlerit ngordh në moshën 84 vjeçare

Gazeta Express

26/05/2020 7:47

Një aligator që shumë njerëz besojnë se dikur i përkiste Adolf Hitlerit ka ngordhur në kopshtin zoologjik të Moskës.

Kopshti zoologjik thotë që aligatori, i quajtur Saturn, ishte rreth 84 vjeç kur ngordhi.

Lexo Edhe:

Sipas kopshtit zoologjik, Saturni lindi në SH.B.A. dhe më vonë u dërgua në kopshtin zoologjik të Berlinit, nga i cili shpëtoi kur kopshti zoologjik u bombardua në 1943.

Vendndodhja e tij ishte e panjohur deri në vitin 1946, kur ushtarët britanikë e gjetën dhe ia dhanë Bashkimit Sovjetik. “Pothuajse menjëherë, lindi miti që ai gjoja ishte në koleksionin e Hitlerit dhe jo në kopshtin zoologjik të Berlinit,” tha kopshti zoologjik në një deklaratë.

Por, vuri në dukje, “kafshët nuk janë të përfshirë në luftë dhe politikë dhe është absurde t’i fajësosh ato për mëkatet njerëzore”