Enkeled Alibeaj ka njoftuar sërish mbledhje të grupit parlamentar të PD-së ditën e sotmë për të arritur në një dakordësi sa i takon procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë blu.
Kujtojmë se ditën e djeshme pas 3 orëve diskutim u propozuan disa emra kandidatësh që më pas do ti shkojnë mazhorancës për votim në parlament.
‘Komisioni i Rithemelimit’ e bojkotoi këtë mbledhje pasi sipas tyre marrëveshja mes opozitës dhe mazhorancës tregon qartë se Alibeaj po punon në shërbim të Ramës.
Kandidatët që kalojnë në fazën tjetër:
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
5.Rexhep Uka
6.Halim Kosova
7.Leka Zogu
8.Visar Zhiti
Kandidatët që u propozuan në fillim:
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...