Ali si Tysoni, e kafshon kundërshtarin në ring, përjashtohet


Gazeta Express
31 Mars 2019 15:13

Boksieri anglez, Kash Ali, i inspiruar nga legjenda Mike Tyson. Në përballjen me kundërshtarin e tij nga Liverpooli David Price në një duel për peshat e rënda, Ali u kujtoi të apasionuarve të boksit gjestin e shëmtuar të Mike Tyson ndaj Evander Holyfield.

Në raundin e pestë të përballjes, Kash Ali e rrëzon kundërshtarin në mes të ringut dhe në mënyrë të pabesueshme i ngul dhëmbët në bark, duke mos e kontrolluar veten. Pamjet tregojnë qartë David Prize që I drejtohet gjyqtarit me fjalët: “Ref (gjyqtar), po më kafshon!”

Kash Ali, 27 vjeç, i pamposhtur në 15 duele, u skualifikua pas veprimit të shëmtuar, ndërsa rivali i tij deklaroi: “Ai është një fatkeqësi për atë që bëri.”

Te fundit


Kthehu lart