Ali Ahmeti deklarohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare: Le të fitojë më i miri


Gazeta Express
20 Tetor 2019 21:06

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është arritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020.

Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri është nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i vendit, shkruan Alsat, përcjell Gazeta Express.

“Mund të them se ky është një nga takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternativa e jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është më me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti.

Lidhur me atë se a do të bëhet regjistrimi i popullsisë para zgjedhjeve, Ahmeti tha se me rendësi është të respektohet data e zgjedhjeve dhe tse do të shihet nëse kjo është e mundur teknikisht.

Te fundit


Kthehu lart