Alexander-Arnold afër rikthimit, Keita luan kundër Wolves - Gazeta Express
string(56) "alexander-arnold-afer-rikthimit-keita-luan-kunder-wolves"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 22:59

Alexander-Arnold afër rikthimit, Keita luan kundër Wolves

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 22:59

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp ka treguar se ai do të mirëpret dy lojtarët që do të kthehen në skuadrën e tij, pasi ishin në trajtim mjekësor

Trent Alexander-Arnold pritet që të shikohet si është fizikisht para se skuadra e tij të luajë në shtëpi kundër Wolves, edhe pse Jurgen Klopp ende nuk ka vendosur që a të startojë a jo me yllin e skuadrës së tij.

Lexo Edhe:

Anglezi ishte në listën e gjatë të lojtarëve të lënduar nga skuadra e Anfield javëve të fundit.

Alexander-Arnold është jashtë fushave që nga barazimi 1-1 kundër Manchester City më 8 nëntor.

Klopp e di se mund të kërkojë shumë nga një lojtar që ishte duke u shëruar nga lëndimi në kofshë, por ai ka thënë se Naby Keita do të jetë gati për të luajtur kundër Wolves.

“Trent dhe Naby kanë stërvitur sot (e premte) me skuadrën; ajo çfarë mund të bëjmë është të shohim si duken”.

“Kishte disa ankime pas ndeshjes kundër Ajax në skuadër por të shohim si do të përgjigjemi në këtë ndeshje”.

“Dseri tani, ata nuk i kanë kryer të gjitha tipat e trajtimit. Ne do të shohim si do të zhvillohen por nuk e di për momentin”

“Ka mundësi që Naby dhe Trent të jenë në skuadër, mund të them”.

“A mund të luajnë? Nuk e di. Nëse ata janë në skuadër mund të luajnë, por nëse ata startojnë apo luajnë 90 minuta, nuk e di. Por, po, ka mundësi që ata të jenë në skuadër në këtë ndeshje”. /GazetaExpress/