Alex Rodriguez shpreson të martohet me Jennifer Lopez në vitin 2021 - Gazeta Express
string(67) "alex-rodriguez-shpreson-te-martohet-me-jennifer-lopez-ne-vitin-2021"

Rozë

Gazeta Express

19/01/2021 16:49

Alex Rodriguez shpreson të martohet me Jennifer Lopez në vitin 2021

Rozë

Gazeta Express

19/01/2021 16:49

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, pretenduan të martohen vitin që lamë pas.

Për shkak të pandemisë COVID-19, atyre iu desh që organizimin ta shtyjnë për tre herë me radhë, shkruan Daily Mail.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, në një paraqitje në ‘The Tonight Show’, Alex ka folur më shumë rreth propozimit të tij ndaj artistes.

“Ne tentuam dy herë në vitin 2020. I anuluam për shkak të COVID-19. E dini, në basketboll thonë që, hera e tretë është magjepsëse, kështu që po shpresojmë”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Jennifer është shprehur se ata veçse janë ‘të martuar’, por që ende po presin për kohën e duhur

Dyshja përndryshe filluan romancën në shkurt të viti 2017, kurse bënë të ditur fejesën në mars të 2019-tës.