Alesia Bami kap “mat” ish- deputetin: Mos po e kopjon pak kryeministrin me këtë veshje?


Gazeta Express
8 Tetor 2019 16:58

Moderatorja Alesia Bami ka ‘thumbuar’ ish-deputetin Ervin Salianji, i cili ishte i ftuar në emisionin “Procesi sportive”.

Teksa diskutonin për ndeshje të ndryshme, Bamit i ra në sy veshja e Salianjit, i cili kishte ardhur në emision me tuta dhe bluzë sportive.

Në këtë moment, Alesia iu drejtuar ish-deputetit të PD-së, të cilin e krahasoi me kryeministrin Edi Rama për nga veshja.

Mos po e kopjon çik Edi Ramën…”- i tha moderatorja duke qeshur, ndërsa Salianji u shpreh se me atë veshje i ishte përshtatur formatit të emisionit.

“Jo, jo. Veshjen sot e kisha për t’u dukur ndryshe, për t’ju përshtatur formatit të emisionit. Çitjanet i ka Rama,”– tha Salianji./dosja

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart