Alergji ndaj ujit, çrregullimi i rrallë që ka prekur vetëm 100 njerëz në botë


Gazeta Express
27 Nëntor 2019 15:06

Tessa Hansen është studente nga Kalifornia, e cila vuan nga një alergji ndaj ujit, gjendje kjo nga e cila janë të prekur vetëm 100 njerëz në tërë botën, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Kjo alergji i shkakton asaj skuqje, temperaturë dhe simptoma të tjera në momentin kur ka ndonjë kontakt me ujin. Si pasojë e kësaj gjendjeje, ajo nuk mund të ushtroj sporte, të vrapoj apo të kryej aktivitete të tjera, të cilat i shkaktojnë asaj djersitje. Gjithashtu, studentja nga Kalifornia mund të pastrohet vetëm dy herë në muaj, për shkak të ndjeshmërisë së lartë ndaj ujit.

“Është një gjendje mjaft e vështirë për mua, për shkak se unë jam alergjike edhe ndaj lotëve, pështymës dhe djersës sime, dhe nuk jam e lirë të bëjë aktivitete fizike”, tha Tessa.

Për shkak se shumë pak njerëz vuajnë nga ky çrregullim, nuk ekziston një kurë e veçantë për këtë lloj problemi, prandaj këta njerëz e kanë të vështirë të trajtohen. /Express

Te fundit


Kthehu lart