Alenaca për Shqiptarët pyetje publike për ministrin e arsimit Arbër Ademin


Gazeta Express
14 Maj 2019 11:35

Departamenti i Arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët, duke pritur fshesën e paralajmëruar nga kryeministri Zaev, pyet ministrin për arsim Arbër Ademi gjendjen e arsimit në Maqedoninë e Veriut.

Fokusi kryesorë i pyetjeve nga partia e Ziadin Selës është tek mungesa e librave dhe cilësia e tyre. Ata pyesin se kur do të përmirësohen librat në gjuhën shqipe që kanë gabime drejtshkrimore, përmbajtësore dhe që pëmbajnë elemente fyese për shqiptarët në Maqedoni.

Më poshtë keni tekstin e plotë të Aleancës për Shqiptarët drejtuar Ministrit Ademi.

“Tre javë para përfundimit të vitit shkollor, kur do t’i furnizoni nxënësit me libra të cilët i presin gati tetë muaj? Tani veç ato nuk u duhen, por sadopak edhe ato të shohin nga cili libër duhet të punonin;
Vitin e kaluar u lavdëruat se mbi njëzet libra shkollor u përmirësuan dhe që në fakt veç ua ndryshuat vendet faqeve. Pyesim për vitin e ardhshëm a do të punoni në këtë drejtim? Ose veç e kuptuat se u hetuan;

Deri kur nxënësit shqiptarë do të mësojnë me libra shkollor të përkthyer nga maqedonishtja dhe nga autorë maqedonas?
Vallë a do të botohet ndonjë tekst shkollor nga autor shqiptar dhe në gjuhën shqipe? Pastaj ky tekst të përkthehet në gjuhën maqedone dhe të vlejë edhe për nxënësit maqedonas;

Zoti ministër, vitin e kaluar me pompozitet të madh paralajmëruat sjelljen e ligjit të ri për arsim fillor dhe të mesëm, saqë versionin për shkollë fillore e plasuat para opinionit dhe pas një kohe e tërhoqët. Pyesim ku është ky ligj? Vallë mos e mori me vete ministresha e atëhershme Renata Deskoska?!

Emrat e ri të dy shkollave të komunës së Çairit ngelën vetëm në tabelat në hyrje të shkollës. Sa kohë do tu duhet për të zbatuar vendimin e këshillit drejtues të shkollës dhe themeluesit-komunës? Vallë mos keni frikë prishjen e koalicionit?!;
Deri kur nxënësit shqiptar do të kalojnë kufirin për të mësuar në gjuhën shqipe dhe a u sigurua mësimi në gjuhën amtare për nxënësit e Velesit?

Deri kur do të shkohet me ekzibicionet, si ajo e ditës së sotme, ku paralajmërohen programe të reja nga lënda e muzikës? I nderuar muzika është individuale, e veçantë dhe i takon çdo kombi. Ne nuk jemi kundër të mësohet edhe muzika e popujve tjerë qoftë e popujve fqinjë, ballkanas, evropian ose botëror, por asnjëherë nuk mund të mësohet bashkë. Kjo sigurisht do të jetë kopje e librave të vjetër, vetëm duke i ndërruar faqet;

E hoqët testimin ekstern, që edhe ne e përshëndetëm. Pyesim ku i keni indikatorët tjerë të paralajmëruar që do të kontrolloj procesin edukativo-arsimor?
Kur do të plotësohen kushtet ligjore që edhe nxënësit tonë të mësojnë me Abetaren mbarëshqiptare?

Në fund do të sugjerojmë, të përveshni krahët dhe të punoni në zgjidhjet e problemeve që i cekëm më lartë dhe jo të merreni me punë që u takojnë të tjerëve, që nuk kanë peshë dhe më shumë e fundosin procesin edukativo arsimor”.

Te fundit


Kthehu lart