Aleksandar Vuçiq e ka Arkanin e tij - Gazeta Express
string(35) "aleksandar-vuciq-e-ka-arkanin-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 12:15

Aleksandar Vuçiq e ka Arkanin e tij

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 12:15

Rreth 10 ditë pasi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq me tone alarmuese dhe nervozë paralajmëroi një “Oluja” të re ndaj serbëve, një referencë ndaj operacionit luftarak të vitit 1995, të ndërmarrë  nga kroatët, për t’i rikthyer territoret e okupuara, vetëm pse Kosova vendosi reciprocitet për dokumente dhe u kërkoi serbëve që tash e tutje të vendosin targat e Kosovës, në Veri zbarkoi Milan Radojçiq.  Afër një kryqi të madh, sikur të paralajmëronte një luftë kryqëzatash, bëri një videodresim ku fliste herë si gangster e herë si një komandant paramilitar lufte që e ka në dorë fatin e serbëve . Radojçiq foli saktë sikur Vuçiq në konferencë. Në Serbi kur e panë këtë pamje, Radojçiqin e kërkuar nga shteti i Kosovës, e krahasuan me Arkanin, paramilitarin e Slobodan Milosheviq.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Kur i intereson të shfaqet se di diçka që ndodhë në Kosovë, Vuçiq flet në detaje duke i dhënë kredit shërbimit të tij sekret që i ofron të dhëna të sakta.

Dje kur u pyet për Milan Radojçiqin të cilit i ofron strehim në Serbi  Vuçiq nuk  u paraqit  i gjithëdijshëm dhe shumë i informuar.

”Thanë që ai realizoi disa fotografi në Leposaviq dhe thanë se ai u kthye prapë” tha Vuçiq.

Ndonëse, Radojçiq përçoi saktësisht mesazhet e njëjta që vetë Vuçiq i përhapi rreth 10 ditë më parë kur Qeveria e Kosovës morri vendimin që serbët tash e tutje të vendosin targa të Republikës së Kosovës dhe reciprocitet për poseduesit e dokumenteve të Sebisë që hyjnë në Kosovë, ai u bë se nuk i kuptoi mesazhet e Radojçiqit

 “Mua s’më intereson se çfarë mesazhi ishte. Pyetni atë” tha Vuçiq.

Ndaj Radojiçiqit është aktiv urdhëarresti lidhur me rastin “Brezovica”, pasi dyshohet për “frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale”.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku dje ka folur për Gazetën Exprss.

“Ende është aktiv urdhërarresti ndaj Milan Radojçiqit për rastin ‘Brezovica’”, tha Maloku për Express.

Milan Radojiçiq ishte hetuar edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviq në vitin 2018, dhe raportohej se ishte i dyshuar kryesor për atentatin. Por, Prokuroria e Kosovës e ka pushuar urdhërarrestin ndaj tij për këtë rast.

Shfaqja e Milan Radojicic në Veri, në Serbi zgjoi sentimentet e së kaluarës.  Nënkryetari i Listës Serbe që përveç se është në arrati pasi ka urdhër-arrest nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të ShBA-së,  ai u krahsua me Zeljko Raznatoviq i njohur si Arkani, komandantin famëkeq serb i strehuar tek regjimi i Sllobodan Millosheviq, që rekrutonte vullnetarë për luftërat në ish-Jugosllavi përfshirë atë të Kosovës për të kryer krime me formacionin e tij “Tigrat’.

Arkani gjatë viteve 70-të dhe 80-të ishtë në listën e personave më të kërkuar të Interpolit për vrasje, plaçkitje të armatosur të bankave dhe arratisje nga burgjet e evropës. Për veprimtarinë e tij kriminale gjatë këtyre viteve, Arkani kishte pasur edhe mbështetjen e Shërbimit Sekret Shtetëror të Ish-Jugosllavisë (UDBA) madje thuhet  edhe ishte i ngarkuar edhe për vrasjen e aktivistëve të diasporës

Kryetari i Lëvizjes Popullore për Liri, Miroslav Paroviq, ishte ai që adresimin e Radojiçiqit e cilësoi si veprimtari të njëjtë me atë të Arkanit në vitet e 90-ta.

Për këtë krahsim Paroviq mori shkas nga paraqitja luftënxitëse e Milan Radojiçiq, që mban funksionin e nënkryetarit të Listës Srpska,

“Popullit tim në veri dhe të gjithë serbëve dua vetëm t’iu them, por edhe atyre të tjerëve, këtu jam, jam kthyer, dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo. Sepse nga këtu nuk ka kthim. Rroftë Serbia”, ka thënë Radoiçiq.

Radojiçiq është njëri nga personat kyç i krimit të organizuar në veriun e Kosovës, i sanksionuar nga amerikanët në fund të vitit 2021.

Milan Radoiçiq kishte arritur që t’iu ikte zyrtarëve policorë kosovarë në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut në veri të Kosovës. Policia atëbotë deklaroi se më 3 shkurt, Radoiçiqit i kishin kërkuar që të parkonte veturën, në mënyrë që të kryeheshin kontrollet policore, por ai ishte larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë. Lidhur me këtë ngjarje, tre zyrtarë policorë të Kosovës ishin suspenduar nga puna.

Është e çuditshme se si në vitin 2022, Aleksandar Vuçiq aplikon të njëjtën strategji sikur Millosheviq që e mbante Arkanin afër për krime dhe punë të pista.