Aleati i Ramës kërkesë për tu çrregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit


Gazeta Express
13 Qershor 2019 12:32

Ditën e sotme Partia e Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqirin ka dorëzuar në KQZ kërkesën për çregjistrim nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Përmes një shkrese zyrtare, kjo pari e cila është në koalicion me Edi Ramën pretendon se vendimi i Presidentit Meta për të ç’dekretuar 30 qershorin si datë e zgjedhjeve lokale është botuar në Fletoren Zyrtare, pavarësisht se KQZ në mbledhjen e saj të datës 10.06.2019 e cilësoi të pavlefshëm vendimin e tij.

Në shkresën zyrtare PUK arsyeton se: Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve vendosi të tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe të hiqet Partia e Unitetit Kombëtar nga listat e votimit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart