Aleatët e Bashës: Ja çfarë duhet negociuar me Partinë Socialiste


Gazeta Express
19 Prill 2019 17:02

Një ditë pasi Lulzim Basha deklaroi se opozita do të pamundësojë zgjedhjet e 30 Qershorit nëse ato nuk do jenë të lira e të ndershme, aleatët e opozitës nuk ngurojnë të zbardhin disa prej skenarëve.

Shehi: Do të ketë protesta. Do të tërheqim komisionerët dhe do të mundohemi njëlloj sin ë Kavajë siç dhe atje u bë procesi i pavlefshëm

Mediu: Opozita ose duhet të pengojë zgjedhjet ose do duhet të ndeshet me trafikantët e kriminelët e drogës. A është e aftë opozita të ndeshet me ta? Ajo është detyrë e shtetit.

Republikani Fatmir Mediu dhe Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi thonë se futjen e opozitës në zgjedhje e garanton një marrëveshje e gjerë me Partinë Socialiste, që si kusht kryesor ka qeverinë tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.

Një ditë pasi Lulzim Basha deklaroi se opozita do të pamundësojë zgjedhjet e 30 Qershorit nëse ato nuk do jenë të lira e të ndershme, aleatët e opozitës nuk ngurojnë të zbardhin disa prej skenarëve.

Republikani Fatmir Mediu dhe Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi thonë se futjen e opozitës në zgjedhje e garanton një marrëveshje e gjerë me Partinë Socialiste, që si kusht kryesor ka qeverinë tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.

Mediu: Nuk mund të bësh marrëveshje me të keqen por në shërbim të interesave të vendit. Ndëshkimi i krimit elektoral vjen fillimisht, më pas pamundësimi i futjes së krimit në zgjedhje

Shehi: Të ndryshojmë sistemin kushtetues, të zgjedhim president nga populli që të ketë peshë dhe të kontrollojë. Të rivendosim në funksion Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë. Të vëmë kufizime për mandatet e qeveritarëve. Jo më shumë se dy herë kryetar bashkie, apo kryeministër e president./klan

Te fundit


Kthehu lart