Aleanca për Shqiptarët kërkon veting në gjyqësor - Gazeta Express
string(48) "aleanca-per-shqiptaret-kerkon-veting-ne-gjyqesor"

Ballina

Gazeta Express

08/12/2022 15:53

Aleanca për Shqiptarët kërkon veting në gjyqësor

Ballina

Gazeta Express

08/12/2022 15:53

Mickoski: Korrupsioni nuk mund të luftohet nga qeveria aktuale

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke komentuar ardhjen e ekipit të sanksioneve të SHBA-ve për të hetuar politikanët e korruptuar, tha se kjo gjë është mirëpritur me shumë shpresë nga qytetarët dhe është një ndryshim më se i domosdoshëm. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk mjafton pasi vendi përballet me një gjyqësor të kapur dhe lufta kundër korrupsionit duhet të filloj prej aty. Në këtë drejtim, Taravari tha se partia e tij do të angazhohet për miratimin e një pakoje për shtetin e së drejtës dhe luftë të pakompromistë kundër korrupsionit, e cila mes tjerash do të përfshijë ligj për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligj për Zyrën për Rikuperimin e Pasurive, përgjegjëse për konfiskimin e aseteve kriminale.

Lexo Edhe:

“Për të çrrënjosur korrupsionin duhet ndalur dhe zhbërë njëherë e mirë partizimin dhe kapjen sistematike të gjyqësorit nga politika. Qytetarët tanimë e kuptojnë se sistemi gjyqësor është në tërësi në shërbim të pushtetit dhe kundër interesit të shtetit dhe të qytetarëve. Andaj, vetëm 8% prej tyre besojnë në drejtësinë e vendit. Me të drejtë, sepse të gjithë tanimë e shohin për vite me radhë se si drejtësia është bërë selektive dhe padrejtësia rregull, siç u vërtetua edhe këto ditë me anulimet e njëpasnjëshmë të seancave për tragjedinë e spitalit të Tetovës apo uljen e dënimeve të Mijallkovit”, deklaroi Arben Taravari, U.D. Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Ndërkohë, kryetari i VMRO – DPMNE -së, Hristijan Mickoski tha se krimi dhe korrupsioni nuk mund luftohen nga qeveria aktuale, pasi sipas tij, funksionarët e saj janë të përfshira në to.

“Pas publikimit të informatës se, hetues amerikanë kanë ardhur për të hetuar krimin, me të vërtetë janë qesharake por edhe tragjike ato deklarata të pushtetit se do të mbështesin këtë. Nuk mundet njerëzit që janë krijues të korrupsionin dhe krimit të njëjtë, që janë aleatë të kriminelëve, që sot i udhëheqin ato institucione, për hir të së vërtetës edhe për pak kohë, t’i zgjidhin problemet me krimin dhe korrupsionin. Sepse ata janë njerëzit që janë krijues të të njëjtit krim dhe korrupsion”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO – DPMNE-së.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ditë më parë njoftoi se, një ekip nga Uashingtoni ndodhet në Maqedoninë e Veriut, “për vështrim më agresiv ndaj funksionarëve të kaluar dhe aktual të korruptuar”. Ajo theksoi se, sektorit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut i duhen më shumë hetime dhe ndjekje penale që të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin./KlanMacedonia