Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Nesër Rama kërkon të na rrethojë me policë!


load
Gazeta Express
20 Tetor 2019 22:19

Përmes një reagimi në rrjetin social, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar se ditën e nesërme në orët e paradites, në sheshin e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet ceremonia e diplomimit të oficerëve të rinj, një event i cili ka ndodhur kurdoherë në ambientet e akademisë së rendit.

Në ceremoninë ku do të marrë pjesë dhe Rama, Aleanca për mbrojtjen e teatrit paralajmëron se kreu i qeverisë ka bërë një plan për të rrethuar godinën e Teatrit. Prej mëse një viti Aleanca ka dalë në mbrojtje të godinës së Teatrit, e cila kërkohet të shembet nga qeveria dhe bashkia e Tiranës për t’i hapur rrugën një godine të re si dhe disa kullave shumëkatëshe në zonë.

Reagimi i plotë:

Nesër paradite rreth orës 09.00 -10.00 Kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomomit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brëndshme para sheshit të Teatrit. Kjo ceremoni është zhvilluar çdo vit në ambjentet e Akademisë së Rendit. Nga informacionet që kemi do të vijnë forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij.

U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre.

Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Te fundit


Kthehu lart