Aleanca në Qeveri, finalizohen bisedimet për ndarjen e resorëve - Gazeta Express
string(62) "aleanca-ne-qeveri-finalizohen-bisedimet-per-ndarjen-e-resoreve"

Ballina

Gazeta Express

08/02/2023 16:55

Aleanca në Qeveri, finalizohen bisedimet për ndarjen e resorëve

Ballina

Gazeta Express

08/02/2023 16:55

Sot pritet të finalizohen negociatat në mes LSDM-së dhe Aleancës për shqiptarët. Burime brenda partisë njoftojnë se janë dakorduar për pjesën dërrmuese të resorëve, ndër të cilat është vendosur për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Drejtësisë. Drejtoritë në Ndërmarrjen Hekurudhat-Infrastrukturë, Fondin Pensional, MEPSO, Inspektoratin e Arsimit dhe Drejtorinë e Menaxhimit të Pronës së Sekuestruar. Zv/drejtoritë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në Doganat e Maqedonisë së Veriut. Zv/ministër në Bujqësi dhe Mbrojtje si dhe dy sekretar shtetëror. Gjithashtu edhe drejtori rajonale dhe lokale nga Kultura, Shëndetësia dhe Ekonomia.

Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I pyetur në lidhje me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, tha se, nuk pret asgjë të ndryshojë për të mirën e popullit, por e vetmja gjë që do të ndodhë është se disa politikanë do të pasurohen më shumë.

Lexo Edhe:

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Vetëm të them se për dhjetë muaj sa i kanë para vetes kjo përbërje, kjo qeveri, ja edhe në kushte që të mos ketë zgjedhje të parakohshme nuk pres që të ndryshojë diçka, përkundrazi do të përkeqësohen gjëra. Do të kemi disa politikanë më të pasur të cilët do të jenë bartës të funksioneve, tani do të jenë nga radhët e ASH-së, ndërsa populli nuk do të fitojë asgjë.”

Nga ASH-ja kanë reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se Hristijan Mickoski ende nuk kanë dalë nga mentaliteti i vjetër ku Qeverinë e shohin vetëm si mjet për pasurim.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Për ne ky vit është vit i rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve. Derisa VMRO-DPMNE është kundër ndryshimeve kushtetuese, që janë kusht për hapjen e bisedimeve me BE-në, ne nuk mund të kontribuojmë në izolimin e vendit”

Aleanca për Shqiptarët thekson se duke u bërë pjesë e Ekzekutivit duam t’i japin kohë hapjes së perspektivës evropiane të vendit.

/SHENJA/