Alcantara: Jam totalisht kundër VAR’it


Gazeta Express
19 Korrik 2019 23:49

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara, ka shprehur kundërshtimin e tij për përdorimin e teknologjisë në futboll.

Derisa VAR gradualisht po përdoret gjithnjë e më shumë në të gjithë botën, teknologjia vazhdon të krijojë debate dhe ish-lojtari i Barcelonës nuk është nga ata që e përkrahin atë.

Pas humbjes në një miqësore ndaj Arsenal të enjten, spanjolli foli menjëherë për media.

“Jam totalisht kundër VAR’it”, tha ai.

“Jam një romantik i futbollit dhe më pëlqën që ka gabime në lojë. Pa to nuk do të kishim momentet më historike në futboll”

“Teknologjia sjell drejtësi por largon esencën e lojës”

Ai gjithashtu tregoi një arsye tjetër pse është kundër teknologjisë.

“Kur festoni golën, e bëni me dyshime”, tregoi Thiago Alcantara.

“Kjo bën që të humbet emocioni në lojë”./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart