Albumi i “Foo Fighters”, po thyen rekordet në top-listat botërore - Gazeta Express
string(62) "albumi-i-foo-fighters-po-thyen-rekordet-ne-top-listat-boterore"

Arte

Gazeta Express

16/02/2021 22:13

Albumi i “Foo Fighters”, po thyen rekordet në top-listat botërore

Arte

Gazeta Express

16/02/2021 22:13

“Foo Fighters” shënoi edhe një sukses javën që e lamë pas pasi që kryeson në “Billboard” si albumi më i shitur. “Medicine at Midnight” debutoi në maje të top listave që në javën e parë

64 mijë kopje brenda një javë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është suksesi i albumit të dhjetë të “Foo Fighters” derisa ata të njëjtin sukses e kishin arritur edhe më “Concrete and Gold” më 2017 dhe me “Wasting Light” më 2011.

Lexo Edhe:

Përpos Amerikës ky album prin edhe si albumi më i dëgjuar në Australi.

Ky është albumi i shtatë më radhë i “Foo Fighters” që radhitet në maje të top-listave duke u barazuar me U2 dhe Taylor Swift. Megjithatë, grupi ende nuk është barazuar me Eminem i cili ishte i pari më 9 albume në top listë.

“Foo Fighters” ishin të parët edhe në Britani të madhe.

Në vendin e dytë në “Billboard” për albume të shitura është albumi i Morgan Wallen, “Dangerous: The Double Album”. Ky album ra për një pozitë edhe pse kishte 37 mijë kopje të shitura brenda javës.

Wallen është duke marrë kritika të shumta nga fansat e tij, pasi një video u bë virale kur ai shihet me një femër që nuk është gruaja e tij. Por, ajo që dëgjohet në këtë video është se ai përdorë shprehje raciste kundër afrikano-amerikan, për të cilën gjë ai ka kërkuar falje.

Shkaku i kësaj, Wallen u largua nga platformat më të njohura muzikore si Apple Music dhe Spotify si dhe u suspendua nga produksioni i tij për kohë të pacaktuar.

Po ashtu, atij i janë ndaluar se transmetuari këngën në shumë radio të Amerikës.

Në top pesë albumet më të shitura është edhe albumi i Weeknd, “The Highlights”. Në këtë album ka edhe disa hite të këngëtarit kanadez.

“One Direction”, një grup që tashmë është ndarë, u rikthye në pozitën e 5 me albumin e vitit 2012, “Up All Night”, ndërkaq Taylor Swift dhe Arianda Grande janë në pozitën e tretë respektivisht katër me albumet “Evermore” dhe “Positions”. /GazetaExpres/