Albulena Haxhiu u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje - Gazeta Express
string(68) "albulena-haxhiu-u-ben-thirrje-qytetareve-te-marrin-pjese-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 10:49

Albulena Haxhiu u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 10:49

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë sa më masivisht në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Haxhiu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje, duke e cilësuar atë si një tregues të forcës së demokracisë në vend.

“Sapo ushtrova të drejtën time të votës. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë”, deklaroi ajo.

Haxhiu u bëri thirrje qytetarëve që gjatë ditës së zgjedhjeve të tregojnë maturi dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, duke vënë në pah rëndësinë e kulturës demokratike.

“Le të dëshmojmë maturi, respekt për njëri-tjetrin dhe, gjithashtu, dashuri për vendin”, shtoi ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement