Albini ia ndez cigaren, plaku i varfër i bën pak rimë: Kur po e nij zanin tond, zemra po më gufon


Gazeta Express
19 Shtator 2019 9:48

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë takimeve me qytetarë nëpër pjesë të Kosovës, është ndalur dhe ka biseduar me një të moshuar.

Plaku i thotë Kurtit se nuk merret me politikë por ju e keni më së drejti.

“Unë nuk merrem me politikë, por ju ma së drejti e keni, kur po ta nij zanin tond, zemra po më gufon”.

Kurti ia shtrëngon dorën burrit të moshuar duke i thënë “rrofsh”, e më pastaj i kërkon dikujt një cigare për t’ia dhënë plakut. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart