Albin Kurti vjen në Tiranë për të festuar fitoren e zgjedhjeve


Gazeta Express
16 Tetor 2019 18:42

Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri ka lajmëruar këtë të mërkurë se në Tiranë ditën e dielë në orën 19:00, do të zhvillohet një festë për fitoren e “VV” në zgjedhjet e Kosovës.

I ftuar nderi do të jetë vetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti. Festa do të mbahet në afërsi të zonës pedonale në qendër, ku Kurti do të mbajë dhe një fjalim përpara të pranishmëve.

Njoftimi

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës.

Te fundit


Kthehu lart