Albin Kurti takohet me përfaqësuesin e koalicionit Vakat


Gazeta Express
16 Tetor 2019 14:57

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar sot me ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Rasim Demir, që njëherësh përfaqëson koalicionin Vakat.

Me ministrin Demiri, sipas Kurtit, është biseduar për procesin zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat që e presin qeverinë e re.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në Prizren kanë dalë të katërtit, menjëherë pas LVV, PDK e LDK. Në legjislaturën e shtatë do t’i kenë dy deputetë. Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart