Albin Kurti sot për herë të parë do të bëjë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës - Gazeta Express
string(79) "albin-kurti-sot-per-here-te-pare-do-te-beje-homazhe-tek-varri-i-ibrahim-rugoves"

Albin Kurti sot për herë të parë do të bëjë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës

Gazeta Express

17/02/2020 8:13

E tërë dita e sotme do të shënohet me aktivitete të ndryshme shtetërore

Prej ngritjes së flamuri shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, Seanca Solemne e Kuvendit, dita zyrtarët shtetërorë do t’i zë duke bërë homazhe gjithandej vendit.

Lexo Edhe:

Për kryeministrin Albin Kurti, i cili pothuajse në çdo aktivitet do të jetë i shoqëruar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, do të jetë hera e parë që do t’i bëjë homazh ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas paralajmërimeve dhe agjendës qeveritare të paraparë për sot ai në varrezat e Velanisë ku pushon Rugova do të qëndrojë në orën 10:30.