“Albin Kurti një abazhur që ndriçoi rraqet e politikës shqiptare… edhe 5 ditë po të rrijë mirë është për ne”


Gazeta Express
10 Tetor 2019 22:54

Me tone pozitive e ka përshkruar figurën e Albin Kurtit dhe zgjedhjen e tij si kryeministër gazetari Andi Bejtja, i cili e krahasoi me një ‘abazhur’ që e ngriti nivelin e politikës shqiptare.

I ftuar në emisionin Opinion, Bejtja u shpreh se Albin Kurti ‘ndriçoi’ të gjitha rraqet e politikës shqiptare.

“Albin Kurti e ka ngritur diskursin politik shqiptar në një nivel shumë të lartë. Intervista (e djeshme) kishte shumë teza, më shumë dukej si filozof se sa si një lider. Edhe pesë ditë po ndenji, është një abazhur aq i mirë dhe aq i çmuar saqë ka ndriçuar gjithë rraqet e politikës shqiptare, pazarxhinjtë e gazetarisë, politikës, shoqërisë civile, aq mirë sa kushdo tjetër“, tha Bejtja./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart