Albin Kurti nesër mbledh ministrat, ky është rendi i ditës - Gazeta Express
string(57) "albin-kurti-neser-mbledh-ministrat-ky-eshte-rendi-i-dites"

Albin Kurti nesër mbledh ministrat, ky është rendi i ditës

Gazeta Express

27/02/2020 18:35

Qeveria e Kosovës nesër pritet që të mbajë mbledhjen e katërt me radhë në ora 12:00. Gazeta Express ka siguruar rendin e ditës.

Pikë e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, pas dëmeve nga tërmeti.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, edhe shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga presidenti dhënien e autorizimit për ministrinë e financave që të nënshkruhet marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së në programin “Customs 2020”.

Si pikë e tretë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga presidenti i vendit dhënien e  autorizimit për ministrin e financave për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë – BE për programin ‘Fiscalis 2020”.

Gjithashtu do të shfuqizohen edhe dy vendime të qeverisë së kaluar dhe do të shkarkohet bordi i ndërmarrjes publike Infrakos./GazetaExpress/