Albin Kurti i aprovon dy prej pesë zëvendësministrave të propozuar nga Isa Mustafa - Gazeta Express
string(82) "albin-kurti-i-aprovon-dy-prej-pese-zevendesministrave-te-propozuar-nga-isa-mustafa"

Gazeta Express

20/02/2020 18:56

Albin Kurti i aprovon dy prej pesë zëvendësministrave të propozuar nga Isa Mustafa

Gazeta Express

20/02/2020 18:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka aprovuar sot dy prej pesë propozimeve të partneres në qeverisje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zëvendësministra të rinj nga radhët e saj.

Emërimet e dy zëvendësministrave i ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit, nëpërmjet komunikatave për media.

Lexo Edhe:

Pas propozimit nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa, Kurti sot ka emëruar Agim Krasniqin, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

“Duke i uruar suksese në detyrën e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e Krasniqit në fushën e ekonomisë do të ndihmojë në institucionin të cilit do t’i shërbejë”, thuhet në komunikatë.

Kurti po ashtu ka emëruar sot Xhavit Rexhajn, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Duke i uruar suksese në detyrë e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e Rexhaj në fushën e arsimit dhe shkencës, do të jetë ndihmës në avancimin e sektorit të arsimit”, thuhet në komunikatë.