Një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana” ka qenë gjithashtu dhe artistja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.
Në një nga sfidat e personalizuar për Albërijen ishte “Ç’ka rrota, i mëson bota”, ku ishin vendosur disa foto të familjarëve të saj dhe jo vetëm.
Në një nga rrotullimet e bëra, rrota ndaloi tek vajza e saj Agnesa dhe pyetja ishtë Thuhet se vajza jote Agnesa është në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të të bëjë gjyshe sërish, na zbulo si është e vërteta!”
Në këtë moment Albërija nuk hezitoi të përgjigjet dhe menjëherë pranoi që Agnesa është shtatzënë dhe ishte shumë e lumtur për këtë fakt. Kujtojmë se Agnesa i dha fund vite më parë martesës me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë dhe tani është e lumtur me partnerin e saj të ri dhe janë drejt ditës së ëmbël që do bëhen prindër.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...